Anulohen dy fluturime shkaku i reshjeve të borës në Aeroportin “Adem Jashari”

17:05 | 25 Janar 2019
A. B.

Dy fluturime janë anuluar gjatë ditës së sotme në Aeroportin ”Adem Jashari” në Prishtinë për shkak të reshjeve të borës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi.

“Dy fluturime të cilat janë paraparë për sot, nuk janë realizuar si pasojë e kushteve atmosferike. Po presim nëse deri në fund të ditës mund të ketë edhe ndonjë anulim për shkak të reshjeve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se fluturimi i “Austrian Airlines”, nga Viena është kthyer prapa për shkak të dukshmërisë së ulët në Prishtinë, si dhe fluturimi i “Germania”, nga Dusseldorf, është ridrejtuar për në Shkup për të njëjtën arsye.

Të ngjashme