Anulohen dy fluturime në Aeroportin e Prishtinës, shkak erërat e forta

16:27 | 14 Prill 2023
K.B

Për shkak të erërave të forta që ka pasur mëngjesin e sotëm dy fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Dy fluturime sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari, janë anuluar për shkak të erërave të forta”, tha ajo.

Njëri fluturim ishte nga Stambolli, ku aeroplani nuk kishte mundur të ateronte në Aeroportin e Prishtinës.

Udhëtarët u detyruan që të ktheheshin sërish në Stamboll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme