Anulohen disa fluturime nga Aeroporti “Adem Jashari”, për shkak të mjegullës së dendur

10:17 | 2 Janar 2025
A Z

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar për disa fluturime të anuluara si pasojë e mjegullës së dendur që ka mbuluar zonën.

Raportohet se një fluturim nga Shtutgarti për në Prishtinë është detyruar të ulet në Aeroportin e Shkupit, ndërkohë që të gjitha arritjet e tjera janë pezulluar për momentin.

Përsa i përket fluturimeve që duhej të niseshin nga Aeroporti i Prishtinës, janë anuluar gjithsej gjashtë fluturime.

Për vajtje në Hannover, Nuremberg, Basel – Mulhouse, Zurich, Stamboll, Basel – Mulhouse, Munich dhe Oslo.

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dy javë më parë deklaroi se trafiku ajror do të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, pasi Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B.

Të ngjashme