Vendimi i fundit i Ministrisë së Infrastrukturës për anulim të përkohshëm të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit po shihet si vendim i mirë.
Ministria së bashku me komunat do të duhej të shikojnë prioritete e pastaj të vendoset se çka të ndërtohet.
Të paktën kështu shprehen ekspertet e komunikacionit në Kosovë.
Më i rëndësishme do të ishte ndërtimi i unazës së jashtme të Prishtinës, thotë Bekim Ahmeti për arbresh.info.
“Ndërtimi i autostradës në rajonin e Dukagjinit, duhet të pezullohet përkohësisht, pa një afat të caktuar kohorë. Ministria së bashku me komunat e Kosovës duhet të shikojë prioritet. Më e dobishme do të ishte ndërtimi i unazës së jashtme të Prishtinës e cila është projektuar tash e 10 vite dhe rrinë në sirtarë të komunës së Prishtinës. Nuk është qe ka të hyra të shumta prioritet nëse ish kanë autostrada për Tetovë se kish pas ndikim politik”.
Se ndërtimi i autostradave kërkon një studim fizibiliteti thotë eksperti i komunikacionit Nol Dedaj.
Sipas tij qeveritë do të duhej të analizojnë mirë çështjen e ndërtimit të autostradave.
“Për ndërtimin e Autoudhëve sigurisht që duhet të ketë një arsyeshmëri e cila vjen pas studimit të vizibilitetit. Në Kosovë për fat të keq asnjëherë nuk është debatu se a kemi në autoudhë apo ndonjë tip tjetër të kategorisë se pare te rrugëve. Me qenë se qeveria e parë e ka quajt autoudhë ndërsa kjo e tanishme zgjerim të rrugës atëherë le te na i tregojnë karakteristikat teknike te projektit rrugore në mënyrë që të shohim me cilën kategori të rrugës kemi të bëjmë. Karakteristikat teknike të rrugës të projektit të qeverisë së kaluar dhe të këtij janë të njëjta përveç ata e kanë quajt autoudhe e këta zgjerim të rrugës”.
E ndonëse ndërtimi i autostradave në Kosovë janë të mirëseardhura ato duhet edhe të mirëmbahen thonë ekspertet.
Ani pse pajtohen që autostradat e tanishme të bëhen me pagesë Dedaj thotë se do të duhet të shikohet çmimi i pagesës.
“Autoudhët sigurisht se duhet të bëhen me pagesë për shkak të mirëmbajtjes së tyre. Por çmimi i pagesës rrugore duhet te analizohet dhe te ketë një arsyeshmëri teknike dhe mos të jetë sikur i Shqipërisë qe nuk ka arsyeshmëri teknike për çmim aq e larte”.
Edhe Bekim Ahmeti pajtohet që tashmë autostradat do të duhej të bëheshin më pagesë vetëm se sipas tij çmimi do të duhej të dallohej në varësi të mjeteve.
“Po autostrada duhet të bëhet me pagesë. Pagesa duhet te jetë minimale. Për mjetet e rënda transportit të mallrave, nuk duhet të jetë një çmimi pak ma i lartë”.
Ndryshe të premten Ministri i sapoemëruar në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se autostrada e Dukagjinit që u iniciua nga Qeverisja e Haradinajt do të anulohet dhe mjetet do të alokohen më dikastere që do të kenë më shumë nevojë./V.Selimi/arbresh.info/
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...