Anulimet të cilat u raportuan dje në aeroportin Prishtinës, “Adem Jashari’, nuk kanë qenë të lidhura me motin, shkruan arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e konfirmoi Valentina Gara, zëdhënëse e aeroportit të Prishtinës, “ Adem Jashari’, ku tha se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur anulime por vetëm vonesa si shkak i motit të keq.
“Mbrëmë kanë qenë vetëm dy vonesa nuk ka pasur anulime të fluturimeve, edhe anulimet kanë qenë vetëm ato më herët që janë anulu për shkak të covidit. Ne gjatë tërë vitit kemi anulime kemi edhe konfirmime por ato lajmërohen tri javë deri në katër javë më parë dhe ato nuk llogariten si anulime’, tha Gara.
Sipas të dhënave nga faqja e Aeroportit të Prishtinës shumë fluturime janë anuluar, e sipas Garës të gjitha këto kanë ndodhur si pasojë e Covid-19.
Tutje Gara tha se anulime nuk do të ketë as sot.
“Nuk do të ketë anulime as sot përpos ato dy vonesat që kanë qenë mbrëmë, vetëm shkaku i shiut, fluturimet kanë ndodhur por vetëm me vonesë’, deklaroi Gara./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...