Pak më parë arbresh.info ka raportuar se ministri në detyrë i mbrojtjes Anton Quni nuk ka votuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së.
Këtë e ka konfirmuar edhe Quni, i cili thotë se arsyeja pse nuk e bëri këtë është se gjatë debatit e kishte parë të nevojshme që të propozohet ndonjë personalitet tjetër i partisë, transmeton portali arbresh.info.
“Meqenese LDK-ja ruan kulturen e debatit para marrjes se vendimeve te saj, para nominimit eshte hapur mundesia per debat te cilen e kemi shfrytezuar duke biseduar me gjuhen e fakteve dhe argumenteve rreth kandidateve te mundshem. Natyrisht qe edhe nga ana ime eshte çmuar larte personaliteti i profesorit Avdullah Hoti. Por, e verteta eshte se, kam thene qe e shoh te nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjeter te partise, gjithmone ne perpjekje te permbushjes se nevojes per unifikim te strukturave te partise dhe votuesve te LDK-së. Me kete rast kam dhene edhe propozimet e mia, e qe ishin me shume se sa nje emër”, shkruan ai.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE| LDK e përçarë, Anton Quni sot e propozoi veten për kryeministër
Më pas Quni tregon se abstenoi nga votimi, ani pse e vlerëson lartë personalitetin e z. Hoti.
“Ne fund, pas debatit brenda partiak qe, zakonisht zhvillohet ne atmosfere dhe kulture te larte demokracie dhe cfare vetem subjekti i LDK-se e ka te kultivuar, qendrimet tona u perafruan rreth emrit te profesor, Hotit i cili edhe mori besimin e te te gjithe te pranishmeve. Une kam abstenuar nga votimi, por natyrisht qe kam respektuar plotesisht vendimin unanim te Kryesise dhe e kam uruar te nominuarin duke i deshiruar sukses dhe me lutjet qe ne kete rrugetim ta kemi bekimin e Zotit”, përfundon Quni.
Ndërkohë siç mëson portali arbresh.info në këtë debat ministri i mbrojtjes kishte propozuar veten si një kandidat të mundshëm për të marrë drejtimin e qeverisë së re.
Por kjo gjë nuk ishte miratuar nga pjesa tjetër e Këshillit të Përgjithshëm./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...