Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit.
Quni tha se ende është herët për të vendosur, pasi thotë se duhet t’i përfundojnë disa procese të brendshme.
“Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit. Është shumë herët, duhet të përfundojmë disa procese të brendshme. Tani ka dalë një vendim i kryetarit të komunës që deri më datën 15 t’i lirojmë ato zyre. Arsyetimi për mua është i paarsyshëm. Nuk varet buxheti komunal fare nga 4-5 zyre të cilat i posedojnë partitë politike”, tha Quni.
Ai tha se kryetari i komunës pa marrë parasysh nga cila parti vjen, është kryetar në shërbim të qytetarëve.
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...
City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 ...
Clinton, Soros dhe Bono në mesin e të nderuarve me Medalje t...