Google ADS

Anton Quni: Ky mjek ma shpëtoi jetën

13:55 | 5 Korrik 2021
M. A.

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar se ai nuk ka qenë mirë me shëndet.

Ai ka falënderuar doktorin e Spitalit Amerikan, Lulzim Brovina, fal të cilit siç ka thënë jeton me shëndet të plotë.

Quni ka thënë se mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, e siguruan që t’i kthehet familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Shkrimi i tij i plotë:

Shpëtimtari im

Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.

Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme