Ministri i Mbrotjes dhe kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni thotë se skenat e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës janë për keqardhje. Quni, ka thënë se Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj duhet të ulen për kafe dhe të shtriejnë dorën e pajtimit.
Pas një maratone të gjatë dje, seanca e Kuvendit u përmbyll me një skenë jo të hijshme në mbrëmje, kur deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani çka bëri që kjo e fundit t’i mbyllë punimet e seancës duke e quajtur deputetin nga Prizreni, të paedukatë.
Anton Quni, kryetar i degës së LDK’së në Prizren në një bisedë për Express ka thënë se pa marrë parasysh se nga kush ka ardhur deri te mosmarrëveshja skenat e atilla joparlamentare janë të papranueshme.
“Ajo që unë mund të ju them fillimisht është që më vjen keq për çka ka ndodhur në Kuvend. Mendoj që pak ka rëndësi se nga e si erdhi deri tek mosmarrëveshja, sepse nga kushdo që ka ardhur është e patolerueshme gjuha dhe sjellja që nxitë konflikt dhe skena joparlamentare” , ka thënë Quni, duke shtuar se Osmani dhe Ukaj mosmarrëveshjen momentale ta tejkalojnë me urtësi, shkruan Gazeta Express
Ministri i Mbrotjes, tutje u bëri thirrje kryekuvendares Osmani dhe deputetit të LDK’së, Ukaj që të ulen për kafe dhe t’i shtriejnë dorën njëri-tjetrit. Madje Quni u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë ditëve në vijim.
“Të gjithë ne, përfshirë edhe Vjosën e Xhavitin duhet të fokusohemi në arritjen e objektivave që shkojnë në të mirën e përgjithshme dhe në përmbushjen e detyrës komfor besimit e obligimit që kemi marrë. Në këtë frymë, i bëj thirrje Vjosës dhe Xhaviti që të ulen për kafe e ti shtriejnë dorën njëri-tjetrit. Kam bindjen që kjo do të ndodhë ditëve në vijim. Shtrirja e dorës së kërkimfaljes dhe pajtimit është ndër vlerat më të larta njerëzore”, u shpreh Quni.
Ai po ashtu porositi që në këtë kohë të pandemisë, të gjithë të bëhen bashkë dulë lënë anash inatet.
“Në këto ditë të rënda që po kalojmë për shkak të pandemisë me koronavirus, mendoj se duhet të fokusohemi në çështje prioritare të cilat ndihmojnë qytetarët e Kosovës në tejkalimin e kësaj situate, si dhe bëj thirrje për të gjithë që t’i lëmë anash mosmarrëveshjet, inatet, hidhërimet momentale, të bëhemi bashkë për të kryer obligimet ona në mënyrë që të arrijmë më të mirën për qytetarët tanë. Pritjet e qytetarëve sigurisht janë të na shohin në krye të detyrës, për çka edhe na kanë dhënë besimin e na kanë obliguar”, u shpreh Quni.
Anëtari i kryesisë së LDK’së, Anton Quni në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka votuar kundër largimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së anëtares së kryesisë.
Vjosa Osmani është përplasur me fjalë mbrëmë me deputetin e LDK’së, Xhavit Ukaj, i cili shkoi te foltorja e Kryeparlamentares pasi kjo e fundit e kërcënoi se me forcën e sigurimit fizik do ta largonte nga seanca pasi i njëjti protestoi kundër mënyrës se si ish-Nënkryetarja e LDK’së po i favorizonte deputetët e Albin Kurtit.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës