Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur lidhur me iniciativën e presidentit Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Quni është shprehur se e mbështetë këtë iniciativë, por mund të ketë dilema për të, nëse kjo është vetëm një vetë-iniciativë e presidentit Thaçi.
“Ne deputetët e Parlamentit më 12 shkurt kemi votuar një Rezolutë ku obligohet Qeveria që të hartojë një strategji që siguron transformimin e FSK-së. Brenda rezolutës theksohet se kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe me SHBA-në”.
“Iniciativa e Thaçit është në frymën e kësaj rezolute, nëse supozojmë që kjo iniciativë nuk është në koordinim me NATO-n atëherë shpreh rezerva dhe dilema mbi këtë temë”, ka thënë Quni në Ballë për Ballë në Ora e Fundit në Klan Kosova.
Sipas tij, kjo iniciativë duhet patjetër të këtë një mbështetje të fuqishme nga SHBA-të, NATO dhe të gjithë partnerët strategjikë të Kosovës.
“Presidenti duhet të garantojë që e ka mbështetjen e fuqishme të partnerëve strategjikë, pa mbështetjen e tyre do të sfidohemi”.
“Pasi t’i marrim garancat nga Thaçi se kemi mbështetjen nga SHBA-të, NATO dhe gjithë partnerët strategjikë atëherë jemi për transformimin e FSK-së”
“Nëse Thaçi nuk është konsultuar me SHBA-të dhe NATO-n atëherë ky zhvillim të FSK-së, në një avancim më të lartë mund të vihet në pikëpyetje sepse ndërprerja e marrëdhënieve është një perspektivë jo e mirë vetë për FSK-në, institucionet, sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...