Anton Çuni e Adem Salihaj ndërrojnë mendje, e votojnë Demarkacionin

10:03 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj e Anton Çuni, të cilët deri së voni kanë qenë kategorik kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, kanë ndryshuar bindjen e tyre ditëve të fundit.

Ata tani e kanë ndarë mendjen për ta miratuar demarkacionin. “Bindja” e tyre ka ardhur nga informacionet e fundit se deputetët e LDK-së duke mos e votuar demarkacionin do ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Për më tepër, ata deputetë që nuk e votojnë, përveç që e shkurtojnë mandatin e tyre, nuk do tu jepet më shansi që të garojnë për deputet nga radhët e LDK.

Në një intervistë dhënë për Tribuna Channel, i pari i Qeverisë Isa Mustafa, ka paralajmëruar se ata deputetë që nuk e votojnë Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të jenë nën umbrellen e LDK-së. E këto paralajmërime të masave nga lideri i LDK-së duket se kanë ndikuar në ndryshimin e bindjes së deputetëve.

“Deputetët e LDK-së Adem Salihaj dhe Anton Quni do të jenë deputetë që do ta votojnë këtë version”, ka thënë një zyrtar i lartë në LDK i afërt me procesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme