Google ADS

Antidroga me aksion në Prishtinë – arrestohet një person, tjetri në arrati

20:30 | 15 Dhjetor 2024
E.G

Antidroga e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka realizuar një akision kundër shitblerjes së substancave narkotike në nivelin rrugor.

Sipas njoftimit, policia ka mbledhur informata se të dyshuarit me iniciale (L.K. dhe L.L.) të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se ka kërkuar lëshimin e urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë për bastisje të shtëpive të të dyshuarve të lartcekur.

Gjatë bastisjes e cila sipas policisë ka ndodhur dje rreth 15:00 nën asistencën e NJRSH-së është realizuar operacioni kontrollit ku në shtëpinë e të dyshuarit  L.L. janë gjetur dy armë (revole):

  1. Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm,
  2. Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm.

Në njoftimin për media thuhet se  i dyshuari L. K. me ti vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1503.3 gram, (1 kilogram e 503.3 gram ) dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.”, thuhet në njoftim.

I dyshuari L.K është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm.

“Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzikes Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e  dëshmive të gjetura si prova materiale.”, njofton policia.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë./Arbresh.info/

P

Të ngjashme