Google ADS

Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga dy persona, sekuestrohet kokaine në vlerë rreth 7 mijë euro

19:49 | 30 Gusht 2023
K.B

Policia e Kosovës ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 7000 euro dhe ka arrestuar dy persona në Prizren.

Në njoftimin për media thuhet se sot Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.

Policia në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet, përcjell Arbresh.info

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane

Një  DVR @LHUA

Një  shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL,

45 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram

Tri  qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram

Një peshore digjitale

Një  qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram

Dy telefona mobil dhe

Një  automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore,

Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth 7 mijë  euro.

Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme