Policia e Kosovës sot rreth orës 14:50 ka ndaluar një automjet të tipit Audi në rrugën “UÇK” në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime të vogla me peshë rreth katër gram, të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë.
Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e drejtuesit të automjetit me inicialet B.S., në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) Euro, tri peshore digjitale, 1,000 Euro para kesh, 18 Dollar amerikan, 160 Franga zvicerane, 20 Funta angleze,20 dinar serb.
“Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes. Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...