Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përmendur ish-liderët kosovarë, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, ndërsa ka komentuar takimet që po zhvillon me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.
Vuçiq për RTS, është shprehur se krahasuar me ish-përfaqësuesit e palës kosovare në negociata, me Kryeministrin Albin Kurti, e ka të pamundur të merret vesh për ndonjë gjë, përcjell klankosova.tv.
”Kam folur edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin e Ramush Haradinajn, por këto asnjëherë nuk i kam dëgjuar. Gjithmonë kanë kërkuar njohjen nga Serbia, gjithmonë ka qenë vështirë, por të paktën për diçka jemi marrë vesh, si për atë se është ditë, është e hënë, e premte. Por tash nuk mund të merremi vesh as a është ditë e as cila ditë e javës është”, ka thënë Vuçiq.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut