Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, vlerësoi këtë mëngjes se Prishtina zyrtare vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë me heshtjen absolute të ndërkombëtarëve.
“Siç filloi edhe po mbaron ky vit, kanë ndodhur një serë presionesh dhe aktivitetesh të ndryshme, që synojnë të komplikojnë jetën e serbëve në Kosovë nën heshtjen absolute të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Simiq për RTS duke u përgjigjur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se kufiri Kosova -Shqipërisë nuk ekziston më.
Sipas tij, fakti është se përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë nuk veprojnë vetëm, por me bekimet, qëndrimin dhe mbështetjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Ai përsërit se Prishtina po përpiqet të parandalojë që serbët të jetojnë në Kosovë me qëllim, që siç thotë ai, të largohen nga rajoni në rrethana kur nuk mund ta rrumbullakojnë vendin e tyre ndërkombëtarisht, përcjell lajmi.net.
“Unë duhet t’i informojë ata se kjo është e pamundur dhe e papranueshme për këtë popull”, përfundoi Simiq.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...