Google ADS

Ankohet Rashiq:Serbia po na përdor e Kosova s’po na ndihmon

20:10 | 23 Nëntor 2020
L G

Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Progresive thotë se politika e shtetit serb përdor Listën Serbe në Kosovë si “mekanizëm” për të drejtuar interesat e saj në Kosovë dhe jo të komunitetit serb.

Por sipas tij, as Kosova nuk ka ndihmuar serbët për tu integruar.

“Beogradi është regjim që përdor serbët e Kosovës, veçanërisht me Listën Serbe, parti që përfaqëson interesat e Beogradit këtu […] nga ana tjetër Prishtina nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare dhe për shmangien e përfaqësimit të serbëve autoktonë të Kosovës, kështu kemi një situatë ku vendimet si ato për dialogun, apo veprime të tjera, reflektojnë në jetën e serbëve këtu, ku realiteti real dhe perceptimi për bashkëjetesë dhe bashkëpajtim mes popujve nuk gjen hapësirë,” – u shpreh Rashiq./Express/

Të ngjashme