Serbia ka nisur t’i numërojë humbjet shkaku i taksës 100 për qind të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Dëmi deri tash ka shkuar në 50 milionë euro. Bizneset në Beograd po ankohen te Qeveria për dëmet ekonomike. Këto janë shenja se Serbia mund të ndërrojë qasje ndaj Kosovës, të cilën e ka luftuar në të gjitha format në arenën ndërkombëtare në 20 vitet e pasluftës Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ky vendim, bizneset në Serbi kanë nisur të ankohen duke thënë se për këto ditë kanë humbur jo më pak se 50 milionë euro. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës” “Ekonomia e Serbisë mund të jetë e dëmtuar për 50 milionë euro për shkak të shtimit të taksës së Kosovës në 100 për qind në prodhimet nga Serbia e Bosnjë-Hercegovinë, ka thënë Rasim Ljajic, ministër për tregti, turizëm e telekomunikacion i Serbisë.
Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se me aplikimin e taksës prej 100 për qind importi nga Serbia “defakto është ndërprerë plotësisht” dhe kjo më së shumti do t’i godasë ndërmarrjet e vogla e të mesme’ Sipas tij, ministrisë të cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës” në mënyrë që malli të hyjë atje.
Por edhe bizneseve që e importojnë lëndën e parë nga Serbia e Bosnja, nuk po u paraqet problem masa mbrojtëse 100 për qind. Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka treguar se bizneset kanë nisur menjëherë hulumtimin e tregut në vendet e tjera të rajonit dhe po i zëvendësojnë këto dy shtete.
Por, problem ka treguar se është paraqitur vetëm me grurin dhe hekurin. Rukiqi ka shtuar se pjesa më e madhe e lëndëve të para janë të përcaktuara nga berzat ndërkombëtare, dhe në koston e produktit final, mund të ndikojë vetëm kostoja e transportit. Ajo që po vërehet më së shumti deri me tash është se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre te Bosnjës ka kthyer vëmendjen e konsumatorit kosovar tek produktet vendore.
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...