Po bëhet katër muaj që kur Kosova po funksionin me Qeveri në detyrë.
E ky proces pritet të zvarritet ende pasi kanë kaluar pesë javë që nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ende nuk është bërë publik rezultati përfundimtar.
Por, ankesat e partive politike dhe kandidatëve për deputet nuk mund të vazhdojnë pafundësisht.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëherë profesor i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë për arbresh.info se afatet ankimore janë të parapara me Ligj.
Sipas tij në situatën aktuale pas vendimit të Supremes mund të iniciohet ankesë edhe në Kushtetuese.
“Afatet ankimore janë të parapara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, 24 orë parashtrimi I ankimimeve dhe 72 orë përgjigja që duhet ta japin Institucionet përkatëse. Në këtë rast pas vendimit të PZAP vlejnë të njëjtat afate, këto janë afatet ligjore në gjyqësinë e rregullt ndërsa në Kushtetuese është e drejtë që dikush nëse është i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme mund të inicioj në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar nëse dikujt i është shkelur e drejta, e në këtë rast e drejta e njeriut për zgjedhje”, ka thënë ai.
Por sipas Baraliut KQZ mund të bëj certifikimin menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Presidenti në afat prej 30 ditës të ftoj Kuvendin.
“Pasi të përfundojnë tash në Gjykatën Supreme të gjitha trajtimet ankimore dhe jepet përgjigja atëherë KQZ nuk ka nevojë të pres nëse dikush do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese apo jo por e ka për detyrë që të bëj rishpalljen e rezultateve nëse pas rinumërimit ka ndryshime dhe t’i certifikoj ato e të ia dërgoj zyrtarisht presidentit të Republikës i cili është i obliguar që në afat prej 30 ditës më së largu ta thërras seancës e Kuvendit të Republikës në ët cilën bëhet verifikimi I mandatit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe strukturave kuvendare”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas tij nëse vendimi i Supremes është i njëjte me atë të PZAP, KQZ mund të certifikoj zgjedhjet pa pritur ankesat e mundshme në kushtetuese.
“Nëse Gjykatat Supreme vendos njëjte si PZAP për ankesat që i merr si të bëhet vendimi nga Gjykata dhe u shpërndahet palëve atëherë KQZ ka të drejtë të bëj certifikimin dhe kryhet procesi zgjedhor. Nëse prishet vendimi i PZAP atëherë KQZ është e detyruar që prej ditës caktuese të filloj rinumërimin e që mund të zgjasë 20 ose 25 ditë dhe e zvarrit edhe më tutje procesin”, ka thënë ai.
E njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani ka thënë për arbresh.info se zvarritja e certifikimit të zgjedhjeve ka zbehur shumë procesin.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka shtuar se rinumërimi është i paarsyeshëm.
“Në masë kritike është zbehë legjitimacioni i zgjedhjeve të 6 tetorit rinumërim i 98% te vendvotimeve fitohet përshtypja se është proces i pa rregullt zgjedhor, po humb kredibiliiteti i rezultateve të 6 tetorit dhe po argumentohet si zgjedhje problematike me shumë pa rregullësi, numërimi i 1472 vendvotimeve përsëri është totalisht e pa arsyeshëm”, ka thënë ai.
Burjani ka shtuar gjithashtu se as përjashtimi i votave nga jashtë Kosovës nuk mund të ndryshoj rezultatin.
“Kjo është e qartë edhe të anulohen të gjitha votat e diasporës dhe votat serbe prapë mbetet njëjtë përsëri te rezultati preliminar i nxjerr , pra nuk ka gjë prej kësaj pune , kjo humbje kohe”, ka shtuar ai.
Ndryshe më 6 tetor 2019 janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dy partitë e para kanë dalë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës./arbresh.info/
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...
“Mbreti egjiptian” i pandalshëm, shënon gol dhe asiston bren...
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...