Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 21 tetor 2024 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2024.
Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.”, thuhet në njoftim.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të r...
Sfida e Tik-Tok-ut që po rrezikon jetën e nxënësve kosovarë
Murati: Qeveria arriti të frenojë rritjen e çmimeve
Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në një kamp në Gazë
Aksident trafiku mes një veture dhe kamioni në Veternik
Olta Gixhari – opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3