Ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë mbahet më 21 tetor

09:53 | 14 Tetor 2024
E.G

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 21 tetor 2024 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2024.

Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro, shkruan Arbresh.info.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.”, thuhet në njoftim.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme