Anita: Politika e Shqipërisë më dha mbështetje për Ramushin

19:58 | 1 Mars 2017
M. A.

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, ka thënë se për rastin e bashkëshortit të saj askush nga liderët e institucioneve kosovare nuk e telefonoi atë.

Veç tjerash Anita Haradinaj tha se është politika e Shqipërisë ajo që e mbështeti gjatë këtyre ditëve dhe poashtu populli i Kosovës, kur Ramush Haradinaj gjendej në arrest nga autoritetet franceze, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime bashkëshortja e Ramush Haradinajt i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa dha edhe njëherë qëndrimin e saj rreth bisedimeve Kosovë- Serbi, duke pohuar se nga to nuk është sjellë asgjë pozitive për vendin.

”Nuk e di që ka ndodhur dicka pozitive nga ato takime vetëm se janë stërzgjatur”.

”Procesi i pastrimit të listave është gjë tjetër. Nuk e di arsyen pse nga të paktit persona që ka mbet në ato lista është Ramushi, duke pasur parasysh se ai ka kaluar dy herë procesin e tij në Tribunalin e Hagës”.

”Nuk ka asgjë që është duke u përgatitur për Ramush Haradinajn sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale”.

”Besoj në pastërtinë e luftës së UÇK-së në popullin e Kosovës e poashtu edhe në pastërtinë e Ramush Haradinajt”.

”Nuk pata telefonata nga zyrtarë institucional të Kosovës, por nga diplomat dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, Edi Rama më ka telefonuar etj”.

”Unë kam marr telefonata dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga politika e Shqipërisë”.

”Një rezolutë është miratuar sa ka qenë Ramushi në Slloveni, i falënderoi. Kjo tjetra që nuk është miratuar secili deputet ta mbajë në ndërgjegjen e vet”.

”Më e mira do të ishte që deputetët ta bëjnë punën e tyre për të mirën e Kosovës. Rezolutat janë të dobishme nëse do të implementoheshin”.

”Në këtë rast për Ramushin, mirë do të ishte të implementohej rezoluta për t’i treguar botës se Ramushi e ka mbështetjen e shtetit”, ka përfundaur Anita Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme