Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë shqiptarët ku do që janë dhe e që e kanë përkrahur në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe.
Ajo ka thënë se duhet të protestojmë çdo ditë për padrejtësitë që po na bëhen dhe për t’i jetësuar të drejtat tona si shqiptarë të bazuara në vullnetin dhe të drejtën për të qenë qytetarë të barabartë të Evropës, shkruan arbresh.info
“Ne kemi potencial ne jemi shqiptarë autokton në tokat tona dhe kjo na jep të drejtën të besojmë në të ardhmën Evropiane”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Më poshtë keni postimin e plotë të Anita Haradinaj:
Fillimisht dua t’i falenderoj te gjithe shqipetaret kudo qe jane qe na kane perkrahur ne menyra te ndryshme gjate gjithe kesaj kohe. Gjithcka eshte me e perballueshme kur sheh fuqine dhe vullnetin e njerezve per te te perkrahur ne ate cka ne si Shqiptare besojme. Posaqerisht i falenderoj te gjithe ata qe edhe kur ishin temepraturat shume te ulta u solidarizuan me Ramushin e poashtu i falenderoj ata qe perseri sot i treguan botes dhe Serbise qe ne jemi fuqi, jemi shqiptare dhe kemi rol. Ne duhet te protestojme cdo dite per padrejtesite qe po na behen dhe per t’i jetesuar te drejtat tona si shqiptare te bazuara ne vullnetin dhe te drejten per te qene qytetare te barabarte te Evropes!!! Ne kemi potencial ne jemi shqiptare autokton ne tokat tona dhe kjo na jep te drejten te besojme ne te ardhmen Evropiane!!! Faleminderit Shqiptareve qe sot treguan mbeshtetjen e pakusht karshi Ramushit, padrejtesive qe po i behen atij dhe nepermjet Ramushit edhe padrejtesive qe po i behen Kosoves!!!! Faleminderit
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...