Google ADS

Anija gjermane shpëton qindra emigrantë në Mesdhe, mes tyre edhe një foshnjë dy javësh

15:12 | 27 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Brenda tre ditëve, anija gjermane e shpëtimit që lëviz nëpër Mesdhe “Sea Watch 3”, ka arritur të shpëtojë nga rreziqet e detit të hapur qindra emigrantë. Së fundi, ajo shpëtoi 100 emigrantë gomonia e të cilëve ishte duke u fundosur.

Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit. Në anijen Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 migrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një grua shtatzënë.

Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.Se në cilin port do të zbarkojnë ata, nuk dihet ende. Në të shkuarën anijet e shpëtimit të organizatave private humanitare duhet të prisnin me ditë derisa të ankoronin në një port europian. Natën e Krishtlindjeve 223 vetë mundën të largoheshin nga anija e shpëtimit “Sea- Eye 4”.

Pas “tetë ditësh të vështira”, bëri të ditur organizata gjermane, Sea-Eye, të shpëtuarit mund të dilnin në portin e Pocalo në Siçili.Kalimi i i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët.

Llogaritet që vetëm këtë vit, 1900 vetë të jenë mbytur apo janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë, por ndërkohë kjo është vetëm shifra zyrtare, pasi dyshohet se numri i vërtetë mund të jetë edhe më i lartë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme