Google ADS

Anglishtja e dobët e ambasadorit kosovar në Kanada

08:47 | 19 Shkurt 2018
M. A.

Politikanët kosovarë kanë probleme të mëdha me gjuhën angleze, përkundër se është e domosdoshme në diplomacinë e sotme.

Para pak ditësh në media u raportua për prezantimin e minsitrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili kishte shkuar në Bruksel për të promovuar turizmin vendor, por që s’kishte arritur ta bënte në mënyrën më të mirë për shkak të ngecjeve në gjuhën angleze.

Probleme me gjuhën angleze apo me gjuhën zyrtare të vendit ku shërbejnë, shpesh kanë edhe ambasadorët.

Këtë problem të theksuar e ka edhe ambasadori i Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni

Hiseni nuk e zotëron aspak anglishten, përkundër se ka marrë detyrën e ambasadorit në një shtet, ku përveç gjuhës frënge, zyrtare është edhe gjuha angleze.

Mungesa e shkathtësive të tij në këtë gjuhë është vërejtur në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Kanada me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Theksi dhe artikulimi i tij në anglisht lënë për të dëshiruar. Videoja është publikuar nga Ambasada e Kosovës në Kanada.

Në fjalimin që e lexon në një letër, Hiseni falënderon Kanadanë për mbështetjen dhënë Kosovës, duke përmendur në këtë rast edhe arritjet e Kosovës si shtet i pavarur.

https://www.facebook.com/1109598729129019/videos/1648738905214996/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme