Ish-anëtari i Kryesisë së Sindikatës së “Trepçës”, Gani Osmani, ka alarmuar për gjendjen e minatorëve, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai u shpreh se edhe sikur të ishin 300 mace nën tokë, do duhej të ndërmerreshin masa.
“Besën po ua jap te vdektë keni me i nxjerr. Po e dëgjoni një person qe s’ ia do të mirën shtetit. 300 mace me kanë poshtë për 8 u dashtë me ndërmarr diçka”, tha Osmani.
Që nga 24 tetori, qindra minatorë dhe punonjës të tjerë kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira si dhe shkarkim të kryeshefit.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të disa punëtorëve.
Fjala është për kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin Destan Kerleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani dhe Fevzi Ademi dhe një minator – Esat Meha./eo
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...