Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor, Arianit Elshani, e quan si ditë të dhimbshme për KQZ-në dhe demokracinë në vend shkarkimin e tashmë ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Elshani në Edicionin Special tha se vendimi i presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Dakës është i ndikuar dhe i shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.
“Sot ka qenë ditë e dëmshme për demokracinë e vendit tonë dhe KQZ-në që është në përgatitje të zgjedhjeve lokale. Shihet si kapje dhe votë shtesë në KQZ. Ka qenë ditë e dhimbshme duke ditur të gjitha arsyet dhe vjen disa muajve pas zgjedhjeve të shkurtit”.
“Kjo ka qenë ë pritshme gjatë procesit zgjedhor pasi kemi pas vendimin që ka qenë shumë i debatueshëm për mos certifikimin e kandidatëve që janë të dënuar dhe është pritur që të ketë presion politik dhe nga qytetarët por shkarkimi ishe i panevojshëm”.
“Debateve politike që zhvilloheshin janë nga përfaqësuesit politik pasi zonja Daka ishte ajo edhe para dy tri vjete që nuk ka pasur fare këso debate politike aty”.
“VV-ja ka filluar linçimin ndaj Dakës që nga janari i këtij viti. Nëse e shikoni narrativen dhe arsyetimin është gjë që është thënë nga VV-ja që nga janari të gjitha ato arsyetime të shkruara në atë vendim janë proklamuar nga VV-ja dhe përfaqësuesit e saj në KQZ dhe janë tërësisht të pabazuara pasi askund nuk shkruan një shkelje e ligjit”, tha Elshani.
Elshani mes tjerash tha se mos pajtime rreth ndonjë vendimi të KQZ-së nuk do duhej të përfundonin me shkarkim teksa thekson se Vetëvendosje po tenton të kap KQZ-në.
“Nuk është kapja e parë pasi ka edhe ndërmarrje tjera politike por sa i përket KQZ-së unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë votë për PDK-në dhe përbërja e anëtarëve të KQZ-së janë nga të gjitha partitë politike ne jemi pakicë sa i parkete votave që po tenton ti kap Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet presidentes – fatkeqësisht”, tha Elshani.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...