Google ADS

Anëtari i PDK-së godet Haradinajn: E ke marr fort me yrysh

17:39 | 26 Shtator 2017
M. A.

Ish zv/ministri dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Gani Koci ka reaguar pas vendimit për shkakrimin e bordit të AKA-së.

Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Koci ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka nisur punën fort me yrysh. Yryshët, siç është shprehur ai nuk çojnë më larg se kapërcimi i një gardhi.

“Dije se këshilltarët më të këqinjë janë ata që t’i rrahin krahët”, ka shkruar Koci në Facebook.

Postimi i plotë i Kocit:

Kryeministër, me gjithë rrspektin për Ju, e keni marrë fort me yrysh! Yryshet nuk ju qojnë më larg se kapercimi i një gardhi!

Dije se kshilltarët më të kqinjë janë ata që t’i rrahin krahët!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme