Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për rritjen e numrit të madh të rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit.
Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shifrat e sotme të infektuarve më COVID-19, janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.
Ai, po ashtu ka akuzuar edhe qeverinë aktuale për keqmenaxhim të pandemisë./arbresh.info
Postimi i plotë:
Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia.
Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.
Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...