Google ADS

Anëtari i LDK-së i reagon ashpër Hotit: “E ka pru Lidhjen në 10% e na thotë mirëmbrëma”

08:45 | 27 Shkurt 2021
A. B.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti duke shkaktuar konfuzion te publiku se çfarë mesazhi ka dashur të përçojë.

Mirëpo ky postim ka sjellë edhe reagimet e para nga zyrtarët e partisë të niveleve më të ulëta.

Burim Elezi, udhëheqës i Sektorit për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, ka reaguar ashpër duke kritikuar Hotin.

“E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe. Unë edhe e di pse po e ban keta, ama Jo, Jo edhe Jo Dullo kurre Ti e soji Yt kryetar te LDK-se skeni me mujt me u bë. Marre t’koft per kete status. Marre, marre, marre!”, ka shkruar ai.

Mesazhin e Elezit e ka pëlqyer edhe zyrtari tjetër i LDK-së Florian Dushi- kandidat për deputet.

Kujtojmë, Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin si datë kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES.

Posted by Avdullah Hoti on Friday, 26 February 2021

 

E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe.
Unë edhe e di pse po e ban keta,…

Posted by Burim R. Elezi on Friday, 26 February 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme