Ardian Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se zotimi i Qeverisë Kurti që në vitin 2021 60 për qind e qytetarëve të Kosovës të vaksinohen kundër COVID-19, nuk mund të arrihet me trendin aktual të vaksinimit.
Në ditën që në sallën “1 Tetori” në Prishtinë pati tollovi të madhe të qytetarëve që kishin shkuar për vaksinim, Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po di të menaxhojë situatën.
“Ne si LDK dhe si departament për Shëndetësi kemi bërë shumë punë për të analizuar komplet platformën e prezantuar të Qeverisë Kurti. Në theks të veçantë kemi bërë spikatje ku kemi vërejtur që s’ka plan për vaksinim. Në një konferencë të mëhershme, derisa nuk ka një planifikim se si do të shkojë trendi i vaksinimit, e kemi paraparë se do të ketë një vërshim të njerëzve pikërisht siç ka ndodhur sot. Moskoordinimi, moszbatimi apo angazhimi për një protokoll të mirëfilltë të vaksinimit ka sjellë te një situatë ku ishte pamja skandaloze, me njerëzit që rrezikonin jetën në vend se të mbroheshin. Statistikat tregojnë se moshat 65 deri 70 vjeç rreth 150 mijë njerëz e i kemi pasur 38 mijë. Si ka pasur mundësi 38 mijë të mbarohen për një ditë… informimi s’ka qenë i duhur”, ka thënë ai.
Sipas tij, me tollovinë e së premtes është treguar se “Qeveria s’është në nivelin e duhur, e sidomos Ministria e Shëndetësisë”.
“Në planin e Qeverisë, ata parashohin 60 për qind deri në fund të vitit. Por me këtë trend s’do të arrihet. Me këto 38 mijë dozat që kanë ardhur dhe ato tjerat, vështirë se do të arrijnë atë numër që i bie 900 mijë apo 1 milionë, që gjithsesi s’i plotëson kriteret për vaksinim të mirëfilltë”, ka thënë ai.
Deri tash në vend janë vaksinuar më shumë se 30 mijë qytetarë.
Ndërkaq, nga e shtuna procesi i vaksinimit do të ndryshojë pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të vaksinohen vetëm qytetarët që kontaktohen nga kjo ministri.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”