Anëtari i Bordit të Telekomit të Kosovës, Skënder Hoti, është shprehur kundër zvogëlimit të pagave në Telekom.
“Telekomi i Kosovës si ndërmarrje publike me vlere dhe rendësi strategjike ne vitet e pas luftës ishte dhe mbetet motori i zhvillimit ekonomik, kjo është dëshmuar me ndarjen e disidentes prej me shume se 500 milion euro buxhetit te Republikës se Kosovës. Telekomi ne vitin 2018 gjendet ne një gjendje jo te mire delikate financiare ne raport me te hyrat dhe shpenzimet po qe nuk është ne kufi ekstrem pa rrugëdalje, e kemi gjetur pa plan te biznesit pa vendimmarrje ne fakt, vetëm vendimmarrje për interesa biznesore dhe te grupeve brenda dhe jashtë Telekomit qe e kanë renduar dhe me shume afarizmin e Telekomit”, ka thënë Hoti.
Ai ka folur edhe për atë që ka bërë bordi i ri dhe vetë Hoti si kryesues i komisionit të audimit, nga fillimi i punës.
“Në cilësinë e kryesuesit te komisionit te auditivit ne baze te kompetencave qe i kemi si komision menjëherë kemi dhënë detyra specifike menaxhmentit te TK qe te skanojmë gjendjen e pasqyrave financiare projekteve aktuale borxheve dhe potencialit te te hyrave, me qellim te ndërrimit te kahjes nga këndellja dhe stabilizimi financiar, jemi duke i identifikuar marrëveshjet, proceset rekrutimet e avancimet e stafit brenda janë b pa ligjshëm pa arsyetime dhe vlerësim te performances përfshirë dhe punësimet e pa rregullta”, ka deklaruar ai.
Hoti ka treguar edhe për veprimet që duhet të ndërmirren për të tejkaluar krizën.
“Kemi kërkuar si Bord i Drejtoreve qe Menaxhmenti ekzekutiv Kryeshefi Ekzekutiv dhe drejtoret te sjellën me urgjence planin e veprimit përmasat dhe vendimet qe duhet te marrin për përmirësimin e gjendjes financiare, ky plan duhet te dorëzohet ne gjysmën e pare te qershorit qe te shqyrtohet ne bordin e drejtoreve”.
“Në cilësinë e antarit te bordit te drejtoreve unë e kam vetëm një votë, ne çdo vendim, por ne do te shikojmë me kujdes qe te ruajmë mirëqenien e punëtorëve dhe motivin për pune ne dobi te TK, nuk ka shume logjike edhe te kërkojmë pune dhe zhvillim ne njërën ane, dhe ulje pagave ne anën tjetër, kjo i bie si te kërkosh vrapim te shpejte nga atleti dhe te ja dathesh patikat, qe ja ulë gjasat për sukses, andaj mbi këtë logjike unë e kundërshtoj masën e uljes se pagave, pa i shterruar te gjitha mundësitë e tjera zhvillimore, duke ju dhënë kohe te paktën 6-12 muaj qe vete punonjësit te motivohen te nxjerrin ndërmarrjen nga kriza qe ne fakt secili ka përgjegjësinë e tij ose saj”, ka deklaruar Hoti për idenë e zvogëlimit të pagave.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte