Dy anëtarët e VV-së në KQZ, Alim Rama dhe Sami Kurteshi, e kanë votuar afatin se kur duhet të vijnë votat e diasporës, por që tani çuditërisht po e kundërshtojnë.
Jo vetëm kaq, por Rama dhe Kurteshi po akuzojnë kryetaren e KQY-së, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë se po pengojnë ndryshimin e afatit.
Një video nga mbledhja e KQZ-së e datës 7 janar, nxjerr zbuluar dy anëtarët e VV-së. Të dy ata shihen duke votuar për planin operacional të KQZ-së që e cakton 12 shkurtin si datë të fundit për arritjen e votave përmes postës në fahun e KQZ-së.
Pavarësisht kësaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së ata e kanë kundërshtuar këtë datë duke kërkuar sërish ndryshimin e saj, sepse sipas tyre është e paligjshme.
Kjo nuk është hera e parë që dy anëtarët e VV-së ndryshojnë qëndrimin për votën e tyre. Rama dhe Kurteshi kishin mbështetur vendimin e KQZ-së për verifikimin e aplikuesve jashtë vendit duke iu telefonuar, por të nesërmen e kishin kundërshtuar.
Sipas KQZ-së arsyeja pse 12 shkurti është afati i fundit kur duhet të pranohen fletëvotimet nga KQZ-ja është sepse kështu është vendosur në ligjin e zgjedhjeve.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...