Google ADS

Anëtarët e VV-së kërkojnë nga Kurti shkarkimin e Gashit pas deklaratës për UÇK-në

21:31 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.

Gashi akuzoi publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.

Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.

“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.

Gjithashtu, edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Mimoza Shala, reagoi duke kërkuar shkarkimin e Gashit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme