Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka paraparë që gjatë kësaj mbledhje të diskutohen pesë pika kryesore, shkruan arbresh.info.
Fillimisht Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në hapjen e mbledhjes së 54-të të KQZ-së, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të vrarëve në Pejë, anëtarëve të PDK-së, po ashtu dhe familjeve të viktimave në tragjedinë e spitalit të Tetovës, shkruan arbresh.info.
Si fillim u ngrit çështja e procesverbaleve të raportit të auditimit, ku ka pasur disa shkelje që është dashur të trajtoheshin më mirë.
Radoniqi, tutje kërkoi që të kalohej kjo çështje me arsyetimin se ka pika më të rëndësishme.
“Unë them të vazhdojmë me temat dhe pika të cilat kanë më shumë rëndësi për sot, unë e di që ka pasur disa shkelje për të cilat do të merren masa”, tha Radoniqi.
Anëtarët e tjerë po ashtu kërkuan një mbledhje të veçantë në lidhje me shkeljet sa i përket raportit të auditimit.
Si pikë e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nr 54; Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së; Aktivitetet e ZRPPC; Raporti i Këshillave të KQZ-së, me disa pika si dhe Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...