Anëtarët e Komisionit për matjen e territorit u paguan 50 mijë euro për raportin

21:23 | 4 Dhjetor 2017
M. A.

Komisioni për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, sot ia ka paraqitur Qeverisë Haradinaj në një mbledhje të saj raportin e tij për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Raporti, i përpiluar pas disa javësh punë të këtij komisioni, është proceduar nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës, pas shqyrtimit të tij.

Anëtarët e këtij komisioni janë paguar pothuajse 50 mijë euro për hartimin e raportit. Qeveria e Kosovës javë më parë kishte miratuar kërkesën për ndarjen e këtyre mjeteve për punën e komisionit..

Qeveria i ka dhënë Komisionit për Demarkacionin saktësisht 49 mijë e 40 euro. /Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme