Jeton Zulfaj, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tha se në këto momente Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën.
Ai tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë apo kriter shtesë që Kosova duhet të plotësojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Europës, por sipas tij Shqipëria duhet të jetë më mbështetëse dhe më aktive për ta ndihmuar Kosovën në këtë çështje.
“Për të drejtat e njeriut Kosova ka kushtetutën më të avancuar në Europë, siç është vlerësuar nga juristët dhe i kalon standardet ndërkombëtare. Pra kemi një kushtetutë të avancuar me të drejta të zgjedhuara për komunitetin serb. Një nga kriteret para anëtarësimit, Manastiri i Deçanit, u morr si vendim nga qeveria dhe nuk ka kërkesa e kritere shtesë.”, tha Zulfaj për Euronews.al.
“Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe ky është vlerësimi dhe vendimi i instancave të Këshillit të Europës. Në këtë mesë do duhej ndoshta të kishte përpjekje shumë më shumë edhe nga Shqipëria, që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim.”, shtoi këshilltari i Kurtit.
Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje pasi kështu duhet të bëjë në këto çështje që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne presim që Shqipëria të jetë aktive dhe proaktive në këtë çështje”,-tha ai.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale