Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka uruar Irlandën për kryesimin e Presidencës së Këshillit të Evropës.
Me këtë rast, Gërvalla thotë se pret që të vazhdojë bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Ne i dëshirojmë Irlandës një presidencë të suksesshme në Këshillin e Evropës. Ne presim që të vazhdojmë dialogun tonë rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Kujtojmë se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mbeti jashtë agjendës, teksa dje në Torino të Italisë u mblodhën ministrat e jashtëm të kësaj organizate ndërkombëtare.
Mirëpo, Austria dhe Kroacia kanë deklaruar mbështetjen për anëtarësim, duke thënë se dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapura për Kosovën./arbresh.info/
Today marks the beginning of Ireland’s Presidency of the Council of Europe! ????
During our six-month @coe presidency we will raise our voice and reaffirm the ‘Conscience of Europe’
More info ? https://t.co/dO7crLjn7F#CoEPresIRL @IrishRepCoE pic.twitter.com/ikcDnHUWGV
— Irish Foreign Ministry (@dfatirl) May 20, 2022
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’