Zyrtarët dhe anëtarësia e Listës Guxo janë mbledhur në natën e së dielës për të festuar “bashkëpunimin” gjatë vitit 2021.
Subjekti, të cilit i takojnë disa zyrtarë që garuan në listën e VV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka mbledhur anëtarët e saj .
Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë në një status në Facebook se Lista Guxo ka mbledhur aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021.
“Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021. Poashtu edhe për tu zotuar për të punuar bashkë për të mirën e vendit në vitin që po vjen.”, thuhet në statusin e tij.
Në këtë tubim ishte edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, Burim Karameta dhe Doarsa Kica Xhelili.
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...