Kryesues e anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëjnë homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Haki Rugova, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, janë disa nga figurat e LDK-së që gjenden te varrezat në Velani të Prishtinës, raporton Indeksonline.
Ndërkohë, me ta nuk është kryetari Isa Mustafa, meqë i njëjti gjendet në Gjermani duke u trajtuar pas disa komplikimeve shëndetësore. LDK para pak minutave ka bërë me dije se gjendja e tij është përmirësuar dhe pritet shumë shpejtë të kthehet në Prishtinë.
Ndryshe, kujtojmë se Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006./Indeksonline/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...