Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, të hënën e kanë braktisur këtë parti për të iu bashkuar NISMA’s Socialdemokrate. Të aderuarit nga PDK në NISMA janë: Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania” dhe dy anëtarët e kryesive të nëndegëve Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli. Po ashtu në NISMA ka aderuar edhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së NISMA në Gjilan, Bajram Hasani njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.
Hasani ka thënë kjo parti po rritet çdo ditë e më shumë.
Ky është postimi i plotë i Hasanit:
Familjes sonë të madhe socialdemokrate iu bashkuan sot edhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
E braktisën PDK-në dhe erdhën tek ne Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania”.
NISMA’s Socialdemokrate në Gjilan ju bashkuan edhe Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli, anëtarë të kryesisë së nëndegëve të PDK-së.
Kemi nderin që në NISMA të mirëpresim edhe intelektualin dhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.
NISMA po rritet. Vazhdojmë!
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...