Anesteziologu Sylejman Dulla humb betejën me COVID-19

22:53 | 27 Dhjetor 2020
A Z

Ka vdekur anesteziologu Sylejman Dulla.

Lajmin e ka dhënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli.

Avdyli tha se vdekja e Dullës është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe shëndetësinë.

“Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë , ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK”.

Ai theksoi se Kosova brenda një jave nga COVID-19 ka humbur dy anestiziolog që ishin në ballafaqim me koronavirus.

“Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me COVID-19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK. ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë. Ngushëllime familjes Dulla, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan për shumë vjet me të. Do ta përkujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë”.

Të ngjashme