Pasditen e kësaj të hëne, ka vdekur njëri nga avokatët mbrojtës të ish-kreut të UÇK-së Kadri Veselit në Hagë, Andrew Strong.
Ish-këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi ka thënë se Andrew me plotë meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, përcjell Arbresh.info
Siç thotë Bytyçi në një postim në Facebook, Andrew ishte amerikan, por me zemër shqiptar ndërsa thekson se jetoi duke mbrojtur historinë e luftës tonë çlirimtare.
Lexo edhe:
Vdes Andrew Strong, avokati i mbrojtjes së Ramush Haradinajt në Hagë
“Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas”, ka shkruar Bytyçi.
Po ashtu, avokati Andrew ishte edhe pjesë e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt në Hagë./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League