Google ADS

Andin Hoti tregon se çka i tha Ramush Haradinaj për Nenad Rikalon (VIDEO)

15:19 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka thënë sot në Kuvend se as ai babai i të cilit, Ukshin Hoti ka mbetur i zhdukur dhe as kryeministri Haradinaj, dy vëllezërit e të cilit janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë nuk e kishin të lehtë të bënin koalicion me Listën Serbe për formimin e Qeverisë.

Në një fjalim të gjatë, për herë të parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hoti tha se Haradinaj i kishte thënë në një dasmë se nuk e kishte të lehtë këtë që po e bënte, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, çdo serb është fajtor deri në momentin që të zgjidhet çështja e të zhdukurve, njëri prej të cilëve është edhe i ati i tij, intelektuali shqiptar, Ukshin Hoti.

“Me kryeministrin Haradinaj për herë të parë jam takuar në një dasmë para dy jave dhe i thash z.kryeministër e pata shumë të vështirë të votoj jo vetëm për Rikalon por edhe për një nënkryetar tjetër që ishte. Ai më tha, Andin a mendon që un e pata të lehtë? Dhe në atë moment mu kujtuan dy vëllëzërit e z.Haradinaj. Edhe un edhe ky goxha vështirë e kemi pasur por nuk kemi çka të bëjmë, është një Kushtetutë që e kemi bërë të gjithë ne”, u shpreh Hoti.

Ai ka kërkuar unitet tek deputetët e Kuvendit duke u shprehur i bindur se Haradinaj, në momentin e parë që do të ketë fakte kundër Rikalos do ta shkarkoj atë e madje do të sigurohet që kurrë të mos dalë nga burgu./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme