Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se në takimet në Bruksel është kërkuar që çështja e të zhdukurve të trajtohet me prioritet.
Ai në një postim në Facebook, ku ka dhënë detaje nga takimet dhe kërkesat e palës kosovare ka folur edhe për çështjen e hapjes së arkivat të Kosovës.
Hoti ka thënë se kjo çështje është në dobi të Kosovës, pasi mundësohet qasje edhe në arkivën e Serbisë.
Ai ka thënë se arkiva e Kosovës ka qenë e hapur dhe se nuk asgjë për tu fshehur as sa i përket UÇK-së, raporton arbresh.info.
“Lidhur me arkivat, pas dakordimit të palës serbe, kemi ofruar bashkëpunim të plotë dhe e kemi ftuar z. Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket ‘shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së’. Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson çasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar Hoti ndër të tjera./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...