Anderson i gatshëm për mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Shërbimin Korrektues të Kosovës

15:18 | 14 Korrik 2021
A. B.

Sot, Zëvendësuesi Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.

Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së SHKK-së nga misioni i OSBE-së, Anderson shprehu gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK- së, Selmani, falënderoi, Anderson për përkrahjen që misioni i OSBE-së, në vazhdimësi i ka dhënë SHKK-së, e që po vazhdon t`i jap në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale. /arbresh.info/

Të ngjashme