Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, ka thënë se nuk ka shanse që të ndodhë ndonjë dallaver me ekspertizë.
“Në këtë rast dikë ta fajësojmë pa faj e që nuk ka kryer krim e dike të fajshëm ta lirojmë. Analizat tona janë të krahasueshme me analizat e laboratorëve të FBI-së dhe ju sigurojë juve dhe publikun se gjasa nuk ka me ndodhë ndonjë skandal”, ka thënë ai në “Puls” të KTV’së.
Ai ka shtuar se ky institucion është i akredituar si institucion dhe ka kontrolle të rrepta brenda.
“Gjithçka shënohet çdo gjë që futet brenda institucionit, pastaj bëhet verifikim mbi verifikim, çdo vit aplikohen testet e zotësisë për ekspertë, ne kemi besueshmëri edhe nga laboratorët e FBI-së për shkak të punës cilësore”.
Olluri ka thënë se në vitin 2017, Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka kryer 4300 raste me 43 mijë dëshmi, laboratori i daktiloskopisë apo gjurmëve të gishtave i ka kryer 928 raste me 2590 dëshmi, laboratori për armë zjarri, predha, gëzhoja ka kryer 1213 raste me 20123 dëshmi, laboratori i dokumenteve i cili merret me zbulimin e dokumenteve, banknotave falce, dokumenteve zyrtare, kontratave me çmime të mëdha të falsifikuara janë kryer 996 raste 13225 dëshmi, laboratori i AD-së për vitin 2017 ka kryer 170 raste me 1388 dëshmi, laboratori për analiza kimike ose për drogat ka kryer 821 raste me 4507 prova, departamenti për eksploziv ka kryer 95 raste me 457 dëshmi, laboratori për ekzaminim për krimet kibernetike të kompjuterëve ka kryer 112 raste me 947 dëshmi, laboratori për audio, telefona dhe video ka kryer 25 raste me 100 dëshmi.
“Aparatura në institucionin tonë është donacion nga SHBA-ja tash dhe është mbi 10 vjet e vjetruar, investime nga shteti nuk kemi”, ka thënë ai. “Komisioni Evropian ka dhënë 1.2 milion euro për një sistem shumë të sofistikuar për identifikimin e predhave, armëve dhe gëzhojave i cili është shumë i mirë, por ka ndodhur që sistemi nuk funksionon në mungesë të mirëmbajtjes sepse nuk kemi mjete”.
Blerim Olluri ka folur edhe rreth hetimeve në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
“Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar dëshmitë nga vendi i ngjarjes ku është kryer krimi ndaj Oliver Ivanoviqit dhe është duke i ekzaminuar me një vëllim të punës, jemi duke i dentifikuar gëzhojat, predhat përmes ADN-së dhe formave të ndryshme dhe nuk mund të japim për momentin më shumë informacione se për çfarë arme bëhet fjalë, ne shumë shpejt do ja përcjellim prokurorisë të dhënat nga ekspertiza jonë”, ka thënë ai.
Olluri, ka folur gjithashtu edhe për interesimin e qytetarëve të Kosovës për analiza të ADN-së, për caktimin e atësisë.
“Shumë qytetarë nga Kosova shkojnë në Maqedoni për çështjen e ADN-së. Ne e kemi të ndaluar me ligj që të bëjmë shërbime për qytetarët përveç me kërkesë të prokurorisë dhe gjykatave. Arsyeja është ligji nuk na lejon ndërsa qytetarët tanë kërkojnë shpesh nga ne që të bëjmë analiza të ADN-së sidomos për përcaktimin e atësisë dhe ju duhet të shkojë në Maqedoni për një analizë të thjeshtë të ADN-së”, ka thënë ai.
Olluri ka thënë se gjatë punës në Agjenci ka pasur edhe incidente.
“Njëri ekspert i balistikës e ka plagosur vetën në dorë duke e kryer një ekspertizë nga një armë zjarri e tipit TT. Kjo ka ndodhur pa dashje rastësisht sepse ne punojmë me armë por kemi marrë masat dhe për neve siguria është e rëndësishme”, ka thënë ai.
“Ka ndodhur edhe një rast kur është futur në institucion një minë-zollë dhe e kemi pranuar pa e ditë se gjendet predha brenda. E ka pas predhën brenda dhe ne pa menduar fare kemi filluar ekspertizën dhe e kemi identifikuar projektilin brenda tytës. Pra ka qenë një rrezik i paparë por që na ka ndihmuar shumë që në të ardhmen mos të fusim më brenda gjëra të tilla dhe KFOR-i ka ardh dhe e ka larguar”.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist