Google ADS

Analistja amerikane, Ivana Stradner: Vuçiq po shkon në hapat e Putinit

07:27 | 29 Maj 2023
Emir Abduramani

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek hapat e hershëm të Putinit.

Ajo, në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Perëndimi i besonte me naivitet se Putini mund të ishte perëndimor.

Më tej, analistja amerikane, Ivana Stradner, shtoi se Vuçiqi përmes krijimit të një lëvizje të re “properëndimore”  mundohet ta pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.

“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar, Ivana Stradner, analiste amerikane.

Të ngjashme