Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala ka thënë se partitë të cilat e kanë pasur rastin të qeverisin me Kosovën nuk e meritojnë ta kenë prapë një rast të tillë.
Sipas tij qytetarët kanë nevojë për një qeverisje e cila udhëhiqet nga njerëz të gjeneratës së shtet-ndërtimit dhe jo atë të luftës, raporton Gazeta Blic.Shala ka thënë se tanimë është koha që qytetarët duhet t’i përjashtojnë politikanët e korruptuar dhe politikanët e ashtuquajtur të luftës.
“Partitë të cilat kanë patur rastin të qeverisin me Kosovën nga periudha e pavarësisë e me tutje, nuk besoj që do të duhej të vazhdonin të qeverisin. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një qeverisje e cila udhëhiqet nga njerëz të gjeneratës së shtete-ndërtimit, pra jo të luftës dhe jo të periudhës së viteve 90′. Shpresoj që qytetarët e kanë të qartë këtë dhe besoj shumë që skena politike në Kosovë do t’i përjashtoj politikanët e korruptuar si dhe politikanë të cilët vijnë nga krahu i ashtu-quajtur i luftës si dhe politikanët që kanë qenë aktiv gjatë viteve 90′ dhe ende vazhdojne të jenë”, ka thënë ai.
Ai më tej tha se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se cila parti do të formojë një qeveri që do ta dërgojë përpara vendin.“Nuk besoj që qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë se kush do t’i fitoj zgjedhjet por se parti e cila do të formojë qeverinë a do të mund të qoj përpara axhendën e zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit si dhe demokratizimit institucional dhe shoqëror. Kjo mendoj që është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, është shprehur ai.
Ndryshe me 11 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?