Lushi thekson se Çitaku duhet të ndihmohet e jo t’i vështirëohet puna drejt sukseseve të saj.
Uk Lushi, analist shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA ka vlerësuar lartë punën e ambasadores Vlora Çitaku, duke thënë se ajo duhet të përkrahet sepse përfaqëson shtetin e Kosovës.
Lushi duke komentuar një deklaratë të kryeministri Ramush Haradinaj se ‘Vlora Çitaku është ambasadore e Hashim Thaçit e jo e Kosovës’, ka thënë se angazhimi duhet përqendruar tek armiqtë e kundërshtarët, e jo tek vetëvetja jonë.
Tutje Lushi thekson se Çitaku duhet të ndihmohet e jo t’i vështirëohet puna drejt sukseseve të saja.
Në një reagim të gjatë pasdite, ambasadorja Vlora Çitaku thotë se ndjehet krenare se gjatë punës së saj, ka arritur të sigurojë mbështetje në SHBA për FSK’në. Thotë se ‘nuk është njeri pa gabime’ por se ‘punën e saj është munduar dhe mundohet ta kryejë me përkushtim’.
Më pas, Çitaku thotë se është ambasadore e Kosovës dhe se ‘Haradinaj është kryeministri im’.
Ja reagimi i plotë i Uk Lushit:
Kam pasur rastin dhe nderin të takoj dhe punoj me shumë diplomatë të mirë dhe lloj-llojshëm shqiptarë, në SHBA dhe Europë, 28 vitet e fundit. Në mesin e tyre me Vlora Çitakun. Në çdo moment që kam qenë dëshmitar gjatë punës dhe aktiviteteve të Ambasadores Vlora Citaku apo në çdo takim ku është biseduar për diplomaten tonë, vlerësimi për të ka qenë gjithmonë i shkëlqyeshëm.
E kuptoj që të gjithë jemi një çikëz të tendosur me shumë gjëra në këto kohë (gjeo)politike të rrëshqitshme dhe ligjërimi shqiptar është i tensionuar. Sigurisht që të gjithë ndihemi të shqetësuar ngase duam më të mirën për popullin tonë. Por unë jam i bindur që askush nga ne nuk e di dhe nuk do të duhej të harroj që qendra e fokusit të angazhimit tonë duhet të jenë armiqtë dhe kundërshtarët tonë. Në asnjë mënyrë vetëvetja jonë.
Ambasadores Citaku nuk duhet t’i vështirësohet puna e saj. Përkundrazi, ajo duhet të ndihmohet që të arrijë suksese edhe më të mëdha për ne dhe të vazhdojë të përfaqësojë popullin tonë me krenari dhe fitore të reja.
Shkëlqësia e Saj Vlora Citaku është ambasadorja e shtetit, (pra e përfaqësueseve tonë politikë), por është edhe ambasadorja jonë dhe pra është edhe ambasadorja ime. Nuk do të kursej asgjë që me krejt çka mundem t’a përkrah që ajo të dali fitimtare në punën e saj. Sepse fitoret e saj janë fitore të krejt popullit shqiptar.
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve preside...